Një person është arrestuar në fshtin Kqiq të Mitrovicës, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës.
Policia ka njoftuar se ka konfiskuar armën AK-47 pa municion dhe 11 gëzhoja.
Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.
Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.








