Policia e Mitrovicës raporton se mbrëmë rreth orës 22 e 40 nga emergjenca që gjendet në rrugën "Dëshmorët e kombit", në Vushtrri është raportuar një rast kanosje - sulm.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe dy të dyshuarit M.G., 60 vjeçar, P.G., 29 vjeçar i kanë shoqëruar në stacionin policor, ku si provë materiale është konfiskuar një armë e ftoftë (thikë) e cila dyshohet që është përdorur për kanosje ndaj viktimës-mjekut kujdestar.
Të dyshuarit kanë shprehur pakënaqësi ndaj tretmanit që i është bërë njërit nga ta.








