Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, dikur sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka sulmuar përsëri ish-partinë e tij.
Molliqaj ka thënë në emisionin “A Show”, në televizionin T7, se VV’ja e Albin Kurtit është larguar nga ideologjia e saj.
Sipas Molliqajt, figurat e propozuara nga Kurti për ministra të rinj të Kosovës s’janë të majtë.
“Asnjë nga ministrat e Kurtit s’janë njerëz të majtë... Dy prej tyre ndoshta pak, po s’dinë asgjë për të majtët”, është shprehur Molliqaj.








