Tyson Fury ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit në peshat e rënda.
Fury arriti të fitonte me nokaut ndaj sfiduesit, Dillian Whyte, shkruan Gazeta Express.
Ai e administroi vazhdimisht meçin, kurse në raundin e gjashtë arriti ta nokautonte.
Whyte u ngrit në këmbë, por ishte e pamundur të vazhdonte më tutje.
Shikojeni momentin kur Fury e nokautoi Whyte, i cili më pas nuk arriti ta vazhdonte duelin
/Gazeta Express/








