Mot i ndryshueshëm po parashihet përgjatë fundjave. Ditën e shtunë kalojnë më shpesh vranësira, që më vonë shoqërohen me reshje lokale shiu, më të shprehura pjesëve perëndimore të vendit. Temperaturat minimale zbresin në -1C e 1C, derisa maksimalet gjatë ditës luhaten ndërmjet 7C e 10C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare juglindore 4-7m/s.
Reshje lokale shiu vazhdojnë të paraqiten në pjesë të vendit edhe ditën e diel, ndërkohë që nuk mungojnë as intervale me diell, pasi që erërat më të theksuara juglindore shpërndajnë vranësirat. Fryn erë juglindore mesatare e mesatarisht e fuqishme 7-14m/s.
Kushte të paqëndrueshme do të vazhdojnë edhe ditëve të para të javës së fundit të janarit.
Ditën e hënë të reshurat mund të jenë më të shtrira përgjatë territorit të vendit, e të martën më të lokalizuara. Të hënën madje aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë bubullimë. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 10C e 11C të dielen, e deri të martën zbresin në 7C. Minimalet rriten në vlera pozitive, ndërmjet 2C e 5C. Ditën e mërkurë nuk paraqiten sinjale për të reshura, por do të ketë vranësira e intervale me diell./MendimipërMotin/








