Për herë të parë Federata e Motoçiklizmit e Kosovës dhe Federata e Motoçiklizmit e Shqipërisë, organizuan në Tiranë garën “Kupa e Kombit” në disiplinën enduro, në të cilën morën pjesë mbi 100 motoçiklistë.

Garën nga afër e ndjeki edhe nënpresidenti i KOK-ut, Milaim Kelmendi, i cili krahas ndarjes së Kupës së Kombit, përgëzoi të dy federatat për bashkëpunimin në organizimin e këtij aktiviteti.
Garuesit kosovarë shfaqën cilësi të larta, duke fituar të gjitha vendet kryesore.
E2:
1 - Arbenit Beqiraj
2 - Blerim Aliu
3- Kastriot Muqa
Fituesit e kategorive
E1:
1 - Eurolind Morina
2 - Ardian Aliu
3 - Fidan Arifi
E3:
1 - Agron Kelmendi
2 - Valmir Tahiri
3 - Endrit Kastrati
Overall:
1 - Arbenit Beqiraj
2 - Blerim Aliu
3 - Kastriot Muqa








