Në kohën kur po përmendet krijimi i koalicionit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvzisjes Vetëvendosje, anëtari i LDK’së, Muhamet Hamiti, po thotë se kontrolli reciprok i pushteteve e mundëson funksionimin demokratik të shoqërisë së shtetit
Përmes një statusi në Facebook, Hamiti thotë se njerëzit me mendësi autoritare e duan pushtetin absolut.
“Kontrolli reciprok i pushteteve (checks and balances) mundëson funksionim demokratik të shoqërisë e të shtetit. Njerëzit me mendësi autoritare - komunistët në radhë të parë - e duan pushtetin absolut. Ky soj kontrollin reciprok të pushteteve e shohin si cenim të pushtetit të tyre”, ka shkruar Hamiti./Express/








