Për aviokompaninë tonë partnere jemi në kërkim për punësimin e disa stjuardesave/stjuardëve.
A doni ta sfidoni veten? Ne mezi presim t'ju takojmë!
Ne ju ofrojmë:
• Kontratë me orar të plotë pune;
• Trajnim profesional 6-javësh;
• Uniformë të punës.
Kualifikimet dhe kërkesat
• Të jetë i përpiktë në punë;
• Të jetë i përkushtuar dhe fleksibil;
• Të ketë paraqitje të duhur (e/i mirëmbajtur);
• Bashkëpunues në ekip, sjellje të shkëlqyera dhe e/i shoqërueshëm;
• Gjatësia minimale: 1.60m;
• Mosha minimale: 18 vjeç;
• Të zotërojë rrjedhshëm gjuhën angleze në shkrim e në lexim,
njohuritë për gjuhën gjermane janë të pëlqyeshme;
• Së paku të ketë dëftesën e shkollës së mesme;
• Të ketë pasaportë të vlefshme;
• Aftësia e të parit +/- 5 dioptri;
• Gjendje shëndetësore të mirë;
• Të dijë të notojë.
Procedura e aplikimit
• Ju lutemi, të aplikoni vetëm online! Dërgoni rezymenë ose CV tuaj në: [email protected] deri më datën 31.01.2020.
• Do të përzgjidhen vetëm kandidatët, të cilët i plotësojnë kërkesat e lartcekura.
• Nëse aplikacioni juaj i plotëson kërkesat e lartcekura, ne do t'ju ftojmë për intervistë.
• Intervista do të mbahet në një qendër vlerësimi.
E mirëpresim aplikacion tuaj!
të ngjashme
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
Lajme
61d më parë
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot
Lajme
61d më parë
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar
Lajme
61d më parë








