Ismet Munishi si gjithmonë është përkujdesur që edhe pas ndeshjes me Prishtinën në ‘Fadil Vokrri’, të lëshojë disa batuta qesharake.
I lumtur me barazimin, që për Ballkanin ishte si fitore, pasi vazhdon të jetë lider në IPKO Superligë, Munishi deklaroi që vetëm ai dhe Bernard Challandes e mbushin stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ashtu siç ishte i mbushur edhe në ndeshjes me Prishtinën.
Ai gjithashtu me shaka, tha se s’do të kishte asnjë kuptim me i marrë pikët e plota në kryeqytet.
“Mesazhi i Plisave për ‘babën’? Baba ua mori një pikë në kryeqytet”.
“Me ua prishë qejfin 8000 shikuesve, me ua marrë tri pikë s’ka kuptim. Herën tjetër”.
“Vetëm unë dhe Challandes i bëjmë nga 8000 shikues këtu”, mbylli fjalët e tij duke qeshur Munishi.
Ballkani nesër do të nisë përgatitjet për sfidën e radhës, shumë të rëndësishme, atë kundër Drtiës.
Drita po bën një sezon të mirë, pas 20 xhirove gjendet në pozitën e dytë me 20 pikë dhe do të jetë një ndeshje e zjarrtë të mërkurën në Suharekë. /Gazeta Express/








