Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Muhamet Dragusha, Leutrim Ajeti dhe Andin Rashica.
Ismet Munishi beson fuqishëm se Kyle Walker nuk do të ketë problem në ndeshjen finale me lojtarin ‘problematik’, Nico Williams.
“Po ku Walkeri ta ka ndalë Viniciusin, që është lojtari më i rrezikshëm në botë, e lërë mo Williamsin, këta s’ti llogaritë hiç bile”, tha ai.
Tutje, ai tha se Trippier duhet të luajë në anën e majtë, shkaku që një mbrojtës me këmbë të djathtë ka përparësi ndaj lojtarit Yamal, i cili sulmon me këmbën e majtë./GazetaExpress/









