Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë padyshim dyshja e analistëve Ismet Munishi e Granit Begollit, të cilëve u bashkohen edhe Arbër Avdyli, Blerim Zenuni dhe Asdren Hoxha.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi komentoi ndeshjen gjysmëfinale mes Spanjën e Francës.
“Spanja e meritoi finalen, diferencën e bëri mesfusha e saj shumë e mirë kundrejt asaj të Francës. Kjo Spanjë e ka eliminu ma lehtë Francën sesa Gjermaninë, me të cilën edhe pati shumë fat”, tha ai.
Tutje, ai foli edhe për paraqitjen e Mbappes në këtë ndeshje.
“Në pjesën e parë, Mbappe luajti shumë mirë, asistoi, por në pjesën e dytë, spanjollët i shtuan forcat dhe e ndaluan hovin e tij”, përfundoi ai.








