Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar në lidhje me takimin që e ka bërë Xhelal Sfeçla i VV-së me të ashtuquajturin drejtor të zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, shkruan Periskopi.
Musliu duke shpërndarë fotografinë në të cilën shihet Sveçla i ulur në një tavolinë me Gjuriqin, ka thënë se ai duhet t’i kërkoj falje Reçakut.
Ndërsa, këtë takim Vetëvendosje dhe vet Sfeçla e kishin arsyetuar duke thënë se ata po merrnin pjesë në një Konferencë në Tiranë, dhe se ulëset ishin vendosur nga organizatorët.
Edhe kreu i VV-së, Albin Kurti sipas fotografive që kanë dal mbrëmë në medie, është parë i ulur pranë Gjuriqit gjatë kësaj konference.









