Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur shkurtimisht para gazetarëve derisa hyri në Kuvend të Kosovës, ku për pak minuta do të takohet me të parin e VV-së, Albin Kurti, si përpjekje për arritje të marrëveshjes për koalicion, raporton Gazeta Express
Mustafa tha shkurtimisht se do të takohen me Kurtin, por nuk tha se mund të garantojnë se ku do të arrihet.
“Do të bisedojmë ku arrijmë nuk mund të ju garantojmë”, deklaroi shkurtimisht Mustafa.
Kreu i LDK-së në takim ka shkuar me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani.








