Isa Mustafa, lideri i LDK-së e ka mbledhur kryesinë e partisë pak orë para nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, shkruan Gazeta Express.
T7 raporton se në Selinë qendrore të LDK-së veçse kanë filluar të mblidhen anëtarët e kryesisë.
Nuk është bërë e ditur se për çfarë do te diskutohet, mirëpo merret vesh se partia e Mustafës ende nuk ka vendosur se kush do të jenë ministrat e ardhshëm.
Takimi në nivel te liderëve mbahet në ora 14:00 në Kuvendin e Kosovës/Express/.








