Në Kuvend të Kosovës kanë arritur përfaqësuesit e LDK-së, të udhëhequr nga kreu i partisë, Isa Mustafa. Për pak minuta pritet të nisë takimi me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.
Para se të hynte në Kuvend, Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarët e partisë, Vjosa Osmani e Agim Veliu, ka folur shkurtimisht para mediave. Ai ka thënë se janë duke u munduar të arrijnë marrëveshjen.
“Po mundohemi me arritë marrëveshjen”, raportohet të ketë thënë Mustafa.
Ndërkohë, në LV momentalisht është duke u mbajtur një mbledhje e Albin Kurtit me grupin punues.
Takimi Kurti - Mustafa pritet të nisë në orën 15:30. /GazetaExpress/








