Sigal Prishtina e ka fituar trofeun e Superkupës së Kosovës.
Skuadra kryeqytetase shënoi fitore bindëse sonte në finalen ndaj Trepçës, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 73:54.
Pas këtij triumfi ka reaguar edhe klubi kryeqytetas përmes rrjeteve sociale.
Në postimin e faqes zyrtare të klubit thuhet: “Na s'i dojna kupat, kupat na dojne neve!”.
Klubi i Prishtinës gjithashtu ka njoftuar se sonte do të ketë festë në sheshin “Zahir Pajaziti”. /Gazeta Express/








