Ish-deputeti i AAK-së, Naim Maloku, e ka quajtur matrapaz ish-ministrin e LDK-së, Skënder Hyseni, shkaku i disa deklaratave që ky i fundit ka bërë për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton Express
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Maloku ka thënë se ambienti politik në vend duron vetëm hajna, matrapazë e injorantë, duke aluduar kështu për Skënder Hysenin, pas deklaratave të tij për Kurtin.
“Qe ky ambient politik duron vëtem hajna, matrapaz, injoranta e kurkusha si Ti, këtu ndoshta ke të drejtë por gjërat po ndryshojnë! Populli po vetëdijësohët dhe shpresojmë në fundin, me turp, të klasës politike të cilës edhe Ti i përket”, ka shkruar Maloku.
Por, ky nuk është postimi i vetëm përmes së cilit Maloku i ka dalë në mbrojtje Kurtit.
Në një postim tjetër, ai ka thënë se koha e Kurtit dhe gjeneratës që ai përfaqëson ka ardhur, duke bashkangjitur edhe një fotografi të Kurtit. /Express









