Ka lënë karantinën dhe të dashurën në shtëpi, për të dalë dhe për t’i ndihmuar ata që vërtetë kanë nevojë në këtë kohe pandemia.
Mesfushori i Cagliarit, Radja Nainggolan, është fotografuar duke shpërndarë ushqime për gjitha familjet që kanë nevojë dhe po vuajnë për shkak të mbylljes nga koronavirusi.
Ai ka marrë gjitha masat e nevojshme që kërkohen për t’u ruajtur nga ky virus dhe i është bashkuar grupit të vullnetarëve të qytetit që po ndihmojnë të varfëritë, transmeton Gazeta Express.








