Klubi italian duket se është i interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin me përfaqësuesin belg
Napoli nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Dries Mertens.
Mediumi italian “Sky Sport” shkruan se klubi italian duket se është i interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin me sulmuesin e rrezikshëm, përcjell Gazeta Express.
Përfaqësuesit belg i skadon kontrata aktuale në fund të këtij sezoni.
Mirëpo, klubi nga “San Paoli” e ka bërë gati një ofertë të re për t’ia propozuar futbollistit, i cili shënoi gol të bukur ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve mbrëmë.
Mertens është njëri prej golashënuesve më të mirë në histori të Napolit.
Për të thuhet se interesim ka shfaqur Interi. /Gazeta Express/








