Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit të madh italian mes Napolit dhe Interit, i vlefshëm për javën e tetë në Serie A.
Aktualisht, të dy ekipet kanë nga 15 pikë në pozitat dy dhe tre, dy më pak se Milani që prin, por që ka një ndeshje më shumë të luajtur.
Ekipi që shënon fitore, do të marrë primatin në elitën e futbollit itailian.
Formacionet zyrtare:
Napoli: Milinkovic-Savic; Di Lorenzo, Buongiorno, Juan Jesus, Spinazzola; Gilmour; Politano, Anguissa, De Bruyne, McTominay; Neres
Inter: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Bonny








