Ashtu sikurse shumica e merkatove të transferimeve më parë, emri i Ademola Lookman lidhet sërish me një kalim te Napoli i Antonio Contes.
Sipas mediumeve të mëdha italiane, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis do të tentojë t’ia bëjë dhuratë nigerianin Contes, për të kthyer për së mbari një sezon me shumë jovazhdimësi.
Raportimet e shumta për interesimin e Napolit për sulmuesin anësor i ka konfirmuar edhe sulmuesi Rasmus Hojlund, me veprimin e tij të fundit.
Danezi Hojlund e ka pëlqyer një postim të “Prime Video” në Instagram, ku shihet një raportim i “Il Matinos”, i cili shpalos interesimin e Napolit për sulmuesin e lindur më 1997.

Lookman e Hojlund ishin bashkëlojtarë tek Atalanta për një sezon, para se danezi të kalonte te Manchester Unitedi.

Lookman aktualisht luan tek Atalanta, të cilës iu bashkua më 2022 dhe me të cilën ka një kontratë deri më 2027.
Gjatë këtij sezoni, të cilin e nisi me probleme me ish-trajnerin Ivan Juric, Lookman ka kontribuuar me tri gola dhe dy asistime në 18 ndeshje.
Më herët në karrierë, Lookman ka luajtur për Leipzigun, Leicesterin, Fulhamin, Evertonin e Charltonin, teksa karrierën e kishte nisur po në akademinë e këtij klubi.
Lookman gjatë verës ishte afër t’i bashkohet Interit, por që një lëvizje e tillë u pengua nga klubi i Atalantës./GazetaExpress/








