Kampionia e Kosovës, Peja dhe fituesja e Kupës e Superkupës së Kosovës, Trepça sonte do ta kenë ndeshjen e parë në shtëpi në grupet e FIBA Europe Cup.
Pejanët do të ndeshen me skuadrën e njohur holandeze, Heroes Den Bosch, në takimin që zhvillohet nga ora 19:00, ndërsa mitrovicasit do të përballen me ZZ Leiden nga Holanda në të njëjtën kohë.
Dy ekipet kosovare synojnë fitore në duelet përkatëse të garave evropiane. /Gazeta Express/









