Është ndërprerë ndeshja derbi mes rivalëve të vjetër, Trepçës dhe Sigal Prishtinës, e vlefshme për javën e dytë në Superligën e Kosovës.
Deri të ndërprerja e ndeshjes erdhi pas një konfrontimi mes tifozëve vendas dhe basketbollistit të Prishtinës, Nick Ward, shkruan Gazeta Express.
Pas kësaj, ekipi prishtinas është larguar drejt dhomës së zhveshjes.
Pastaj gjyqtari urdhëroi edhe ekipin mitrovicas që të lëshoi parketin.
Ndeshja është duke u zhvilluar në palestrën "Mintaori", teksa u ndërpre kur në semafor kishin mbetur edhe 3:58 minuta në çerekun e tretë.
Tani pritet që të zbrazet pjesa e tifozëve që janë mbi bankën e ekipit të Prishtinës, për të vazhduar pastaj me ndeshjen. /Gazeta Express/








