Ndertimi i lagjes në Liqenin e Badovcit, po del të jetë shkaku i një prishjeje të raporteve mes MMPH-së dhe Komunës së Prishtinës.
Ditë më parë nga Komuna e Prishtinës u tha se MMPH e kishte lejuar kompaninë t’i caktojë kushtet e ndërtimit, e më pas e kishte refuzuar. Ndërsa kjo përgjigje nuk është pritur mirë nga ministri në detyrë Fatmir Matoshi.
Sipas këtij të fundit, Komuna e Prishtinës ka marrë si pozitive vetëm pjesën që atyre iu ka konvenuar.
Komuna: Ministria e Mjedisit e obligoi t’i caktojë kushtet e ndërtimit pranë Badovcit, Matoshi u dërgon inspektorët.
Javën e fundit, ky liqen u përfol shumë.
Kjo për shkak se në afërsi të Badovcit, mund të ndërtohet një lagje e re.
E për këtë punë reaguan shumë qytetarë.
Nuk munguan as reagimet e institucioneve.
Madje, mes këtyre institucioneve filloj një lloj luftë për të gjetur fajtorin për këtë punë.
Komuna e Prishtinës, të Martën doli me një deklarate përmes te cilës shfajësuan veprimet e tyre, duke akuzuar Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Në këtë deklaratë thuhej se kjo Komunë dy herë ka refuzuar kërkesën për kushte ndërtimore për shkak të vendimit të Qeverisë që e shpall atë pjesë zonë të mbrojtur, ndërsa herën e tretë i ka caktuar kushtet pasi, siç thotë njoftimi i Komunës, e ka obliguar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Por, ndryshe po thonë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Fatmir Matoshi, ministër në detyrë, mohon se kanë kërkuar nga Komuna një gjë të tillë.
Ai theksoi se kanë kërkuar nga Komuna që t’i rishikoj vendimet, pasi aty kanë gjetur shkelje.
Matoshi, tha se ai i kishte dërguar një shkresë Ahmetit për sqarim.
Por, Ahmeti nuk i ka dhënë përgjigje.
Andaj, ai theksoi së në mëngjes, ka dërguar inspektorët në këtë Komunë.
Matoshi theksoi se Komuna në deklaratën e tyre kanë publikuar vetëm gjysmën e vendimeve, ato që i kanë konvenuar atyre.
E për këto veprime, Ministri tha se ndikojnë në prishjen e raporteve mes Ministrisë edhe Komunës.








