Një aksident ka ndodhur në Bresje të Fushë-Kosovës, në dalje të autostradës që lidhet me magjistralen Prishtinë-Pejë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.
"Aksidenti ka ndodhur në pjesën e autostradës Bresje-Vetërnik, bëhet fjalë për vetaksident, një person është i lënduar", ka konfirmuar Krasniqi për Express.
Si rezultat i aksidentit një person është lënduar./GazetaExpress/












