Federata Angleze e Futbollit ka dalë me propozimin që sezoni aktual të mbyllet në stadiumin legjendar
Sezoni aktual i Premierligës mund të mbyllet në Wembley, shkruan Gazeta Express.
Stadiumi legjendar do të jetë në dispozicion të ndeshjeve të mbetura të këtij sezoni në kampionatin anglez.
Kjo është ideja e fundit e Federatës Angleze të Futbollit.
FA është e gatshme ta përdor stadiumin nacional anglez për t’i zhvilluar ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.
Shkaku i koronavirusit, të gjitha ligat evropiane janë ndërprerë dhe nuk dihet se kur do të rifillojnë sezonet. /Gazeta Express/








