Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka publikuar disa fotografi ku shihet në shesh duke shpërndarë kafe dhe qaj, raporton Gazeta Express
Nagavci ka zgjedhur që ditën e fundit të ditës të dalë në shesh te tendat e DSK dhe Autizmi flet.
Ajo ka shkruar se të gjithë që shkojnë për kafe, do t’i kenë të paguara ato.
“Ndihmoni për personat me aftësi të kufizuara. Bashkë me dashuri për njëri-tjetrin”, ka shkuar Nagavci.
Ajo ka bërë të ditur se sot gjatë ditës do të qëndrojë në shesh për të shërbyer kafe dhe çaj, si dhe për të shitur kartolina që të ndihmojë për të mbledhur fonde për personat me aftësi të kufizuara./GazetaExpress/








