Ditët e fundit u karakterizuan me shumë zhvillimet futbollistike. Në UEFA u tërhoq shorti i edicionit të ri të Ligës së Kombeve, i cili Kombëtaren e Kosovës e vendosi në grup me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë në Ligën C.
Ky short dhe mundësitë e Kosovës karshi këtyre kundërshtarëve do të analizohen sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7 prej orës 20:00 me dy ekspertët e njohur të futbollit, ish selektorin Albert Bunjaki dhe trajnerin lider të Superligës, Ismet Munishi.
Ata do ta analizojnë dhe parashikojnë edhe mundësinë e Kosovës për të fituar në Shkup më 26 mars kundër Maqedonisë dhe rrugën e saj drejt Kampionatit Evropian 2020.
Pjesa e dytë e emisionit do t’i kushtohet garës së jashtëzakonshme në Superligën e Kosovës, e cila brenda dhjetë ditësh solli tre derbi të mëdhenj ndërmjet tre rivalëve të drejtpërdrejt për titull: Prishtina – Ballkani, Ballkani – Drita dhe Drita – Prishtina.
Nuk do të mungojnë kronikat nga garat e futbollit vendor dhe atyre të ligave më të forta evropiane.
Emisioni “Favorit” transmetohet prej orës 20:00 në T7 dhe në GjirafaVideo, e po ashtu në Facebook te “T7”, Gazeta Express” dhe Gazeta Express Sport.








