Më 1999 në Reçak u vranë 45 civilë, vetëm një ish officer serb ishte dënuar më 2001, kërkohet drejtësi për viktimat.
I ka mbijetuar njërës prej ngjarjeve më tragjike që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës.
Ramë Shabani, banor i fshatit Reçak ka parë me sytë e tij gjithë torturën e pushkatimin e bashkëfshatarëve.
Është hera e 20 që Rama është pjesë e përvjetorit të masakrës së Reçakut.
Për të ende janë të freskëta përjetimet e 15 janarit të vitit 1999.
Por as në përvjetorin e 21, Rama e familjarët tjerë të viktimave nuk ndalen së kërkuari drejtësi e ndëshkim për kryersit.
E megjithatë, familjarët ende presin që drejtësia të vihet në vend.
Edhe Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë se nuk është vonë që të ngriten aktakuza për autorët e masakrës së Recakut.
Blakaj kërkon që tema e të zhdukurve dhe viktimave të luftës duhet të jetë prioritet nga qeveria e re në dialogun me Beogradin.
Ndryshe, i vetmi person i dënuar për vrasje të tre civilëve është ish oficeri serb, Zoran Stanojevic. Ai më 2001 ishte dënuar nga ish Gjykata e Qarkut në Prishtinë me 15 vite burgim.
I njëjti pas ekstradimit në Serbi ishte amnistuar nga presidenti i atëhershëm serb. Boris Tadiq.
Ndërkohë, në Prokurorinë Speciale të Kosvës në emër të viktimave të Recakut në dhjetor të vitit të kaluar është dërguar edhe një kallëzim penal ndaj presidentit serb Aleksandër Vuciq.
Kështu ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi, i cili këtë kallëzim penal e ka ngritur pas mohimit që kreu I shtetit serb i bëri Masakrës së Reçakut.








