Duke filluar nga kjo javë, nga 16 – 18 nëntor, në Spreintenbach të Zvicrës pritet që të mbahet festivali i filmit “Tri Net Film Fest”
Kështu në kuadër të këtij festivali pritet që të shfaqen disa filma të prodhimit kosovar, të metrazhit të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë.
Nata e parë në këtë festival fillon me filmin “Rreth” të Jon Saqipit derisa shfaqet edhe filmat “Ekskurzioni” - nga Leotrim Idrizi dhe “Cash in the Streets” - nga Nik & Uros
Në natën e dytë pritet të shfaqen filmat: “Sofra e varrit” - nga Mirak Zymberaj, “Dhurata e papritur” - nga Merita Cegrani, “Scars” - nga Riccardo Schalcher dhe “Persona Envy” - nga Director Prisselly.
Nata e tretë dhe e fundit të festivalit pritet të jepen “Një Fëmijë” - nga Bekim Guri, “Cadilac dhe manaferra” - nga Suela Bako, “Skenderi” - nga Sabri Pajaziti dhe “Ninullë”- nga Adrian Asllani. /GazetaExpress/








