Nënkryetarja e LV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka shkruar se oferta e Vetëvendosjes që nga fillimi kishte qenë e balancuar, mirëpo ishte refuzuar nga LDK-ja, raporton Gazeta Express
Kollçaku ka shkruar në Facebook se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka ngatërruar zgjedhjet parlamentare me ato presidenciale.
“Nuk është pritur nga një parti që e quan veten institucionaliste, të ngatërrojë zgjedhjet parlamentare me zgjedhjen e presidentit, meqenëse dallojnë në thelb dhe nuk është koha”, ka shkruar e njëjta.
LV-ja dhe LDK-ja po përplasen nga distanca, pasi që dy partitë ia kanë refuzuar njëra-tjetrës ofertat e fundit që kanë vënë në tavolinë të diskutimit. /GazetaExpress/








