Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk tani kanë rënë dakord për kushtet për të “luftuar” për të gjithë titujt e botës në një meç.
Boksierët kanë nënshkruar kontrata për një meç që do të caktojë edhe më të mirin e botës në peshat e rënda, ka njoftuar Queensberry Promotions, shkruan Gazeta Express.
Data e këtij meçi nuk është caktuar ende, por besohet se mund të zhvillohet në dhjetor të këtij viti, ose më së largu në janar të vitit të ardhshëm.
Zyrtarisht u njoftua se meçi do të zhvillohet në “Kingdom Arena”, në Riadh të Arabisë Saudite.
Kujtojmë se Tyson Fury fillimisht do të zhvillojë meçin ndaj ish-kampionit të UFC-së, Francis Ngannou, më 28 tetor. /Gazeta Express/








