Ana e emisionit “PërPuthen” ka folur pas publikimit të fotografisë së Arjonit dhe të saj nëpër rrjetet sociale.
Pas sqarimit të saj, konkurrenti i ‘PërPuthen’, Fatjon Korqari është nevrikosur pse Ana e ka lënë emisionin. Madje ai tha se nëse Ana nuk kthehet, atëherë do të shkoj ai.
“Nëse nuk vjen Ana, më vraftë zoti nëse unë rri këtu. Ana duhet të vijë sepse e meriton këtë karrige”, tha Fatjoni.
Ndërsa, Ana në sqarimin për produksionin me lot në sy ka uruar që kushdo që është i përfshirë në publikimin e fotografisë, përfshirë edhe Arjonin ta përjetojë vuajtjen ashtu si familja e saj. /Express/








