Edegaard ka kualitete për të luajtur te Real Madridi.
Ish trajneri i Martin Odegaard te Vitesse në Holandë, Leonid Slutski, nuk ka asnjë dyshim se talenti i Los Blancos do të arrijë nivele të larta në futboll.
Ai është i bindur se nëse Reali ia jep shansin, Odegaard do të tregojë veten.
“Jam i sigurt se Odegaard po bëhet gati për të luajtur në Real Madrid”, tha Slutski.
“Tani, ndryshe nga sezoni 2018/19, Odegaard është futbollist tjetër. Është i gatshëm të luftojë për një vend në çdo ekip të mundshëm në botë. Nëse Madridi ia jep shansin, Martin do të përfundojë duke luajtur”.
Odegaard është i huazuar te Real Sociedad ku po zhvillon një sezon shumë pozitiv. /Gazeta Express/








