Mbetet vetëm një ëndërr për tifozët e Realit, por sikur Ronaldo të kthehej në Madrid, Bernabeu sipas Pedrerol, do të mbushej në prezantimin e 35 vjeçarit
Ndonëse Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund aventurës me Real Madridin, këtë sezon janë shtuar shumë zërat për një rikthim në “Santiago Bernabeu”, sidomos pas pranisë në “El Clasico”, ku mbështeti skuadrën e zemrës.
Gazetari që për shumë vite ka intervistuar Ronaldon, dhe udhëheqësi i El Chirigutio de Jugones, Josep Pedrero, nuk ka asnjë dyshim se Santiago Bernabeu nuk do t’i kishte zënë tifozët që do të donin ta shikonin prezantimin e rikthimit të lojtarit më të mirë në histori të klubit.
“Nëse Ronaldo do të kthehej, do t’i kishte 80 mijë persona në prezantim”, tha ai.
?"¿CRISTIANO de VUELTA al MADRID? Metería a 80.000 PERSONAS en el BERNABÉU en su PRESENTACIÓN"@jpedrerol, en directo en FACEBOOK LIVE, ¡Pregúntale!
➡️https://t.co/XhSkVOsMeh pic.twitter.com/y0BszqIgHs
“Por, nuk mendoj se Ronaldo do të kthehet”.
?"NO CREO que CRISTIANO VUELVA al Real MADRID"
¡Estamos EN DIRECTO en FACEBOOK LIVE con @jpedrerol!
PREGÚNTALE en directo ⬇️⬇️⬇️https://t.co/bPNBFJwA4G pic.twitter.com/W2niD0VLQg
CR7 e ka veshur fanellën e Realit për nëntë sezone, para se në vitin 2018 të transferohet te Juventusi. Ai u largua për shkak të mosmarrëveshjeve me Florentino Perez dhe disa anëtarëve të bordit të klubit, të cilët mendonin se s’mund t’i dhurojë më shumë Realit.
Ronaldo ka bërë 438 paraqitje me fanellën e Realit, duke shënuar 450 gola. /Gazeta Express/








