Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vendi i tij do t’i godasë fuqishëm të gjithë ata që e sulmojnë Izraelin. Deklarata e tij erdhi pas sulmit të Iranit ndaj bazave amerikane në Irak.
Netayahu përsëriti se e çmon vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për vrasjen e komandantit iranian, Qassem Soleimani, duke e quajtur atë lëvizje të guximshme.
Lideri izraelit tha se Soleimani përpiqej të destabilizonte rajonin për dekada të tëra dhe ishte duke planifikuar gjëra edhe më të këqija.
Pa iu referuar drejtpërdrejt sulmeve të Iranit gjatë natës së kaluar, në atë që liderët iranianë e cilësuan hakmarrje për vrajsen e Soleimanit, Netanyahu tha se Izraeli qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara.
Ai tha: “Kushdo që mundohet të na sulmojë do të përballet me goditjen më të fuqishme”. Netanyahu gjithashtu e akuzoi Iranin se e ka nisur një fushatë për shkatërrimin e Izraelit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.








