Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, e ka etiketuar yllin e Paris Saint-Germain, Neymar si “një aktor i mirë”, pas duelit me Emre Can, me këtë të fundit që u përjashtua me të kuq.
Dortmundi shkoi në ‘Parc des Princes’ me epërsinë 2-1, por Neymar Junior me një gol dhe Bernat një tjetër, i mjaftuan vendasve që ta eliminojnë ekipin gjerman.
Për disa minuta në pjesën e dytë, Dortmund luaji me një lojtar më pak për shkak se Emre Can u përjashtua me të kuq pas një dueli me Neymarin.
Natyrisht, kjo nuk iu ka pëlqyer gjermanëve.
“Unë mendoj se kartoni i kuq ishte shumë i rëndë”, u tha Zorc gazetarëve. “Emre u ngrit pranë tij dhe të gjithë e dimë se Neymar është një aktor i mirë - ai e tregoi sërish këtë”. /Gazeta Express/








