Opinionisti Nderim Neziri që është në zëvendëim të Bledi Manes, sonte ka qenë kritik ndaj Santianës dhe Bucit pas debatit që patën mes tyre gjatë javës, pas sharjes së Bucit.
Ai i tha Santianës se kështu e pëson kur e lejon dikë të ketë ndikim në jetën tënde.
“Kur pi pak më shumë nxjerrë perla të tilla si me disa ish-banorë që i ke gozhduar. E dyta, Santiana kështu është kur i lejon që njerëzit me një status të caktuar të kenë ndikim dhe të përzihen tek jeta jote, kjo është fatura që po e paguan”, ka thënë Neziri./Klankosova.tv








