Conor McGregor nuk ka humbur kohë dhe 24 orë pas duelit të humbur ndaj Dustin Poirier (ndalje e duelit nga doktori), ku dhe u dëmtua në kaviljen e majtë, ai ka kryer operacionin.
Irlandezi ka postuar një video në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, ku sqaron se gjithçka ka shkuar mirë dhe se do të rikthehet në kafaz.
“Sapo dola nga salla e operacionit, gjithçka shkoi shumë mirë. Do të qëndroj pushim absolut për gjashtë javë, me paterica dhe më pas do të nisim punën nga e para. Dua të falënderoj fansat në stadium dhe anembanë botës për mbështetjen, shpresoj të jeni argëtuar”, u shpreh irlandezi.
“Ishte një raund i parë i bukur, mezi prisja të niste i dyti, por ndodhi ajo që ndodhi. Ky është sporti ynë, biznesi ynë, kam thyer tibia. Dustin mund t’i gëzohet një fitoreje jo-legjitime. Gjithsesi, bashkë me ekipin do të punojmë dhe do të rikthehemi më të fortë se kurrë”, tha Conor McGregor./Telesport/
Onwards and upwards we go ☘️ pic.twitter.com/qKgochlT3t








