Kaq thash unë këtë herë për krymenistrin Rama i cili na i “rrafshoi” dje e pardje pa mëshirë liderët tanë madje duke i shpallur gjysmak pa fije bon-toni diplomatik e aq më pak njerëzor e lëre më atë vëllazëror!
Shkruan: Esad Dujaka
U tha e çfarë su tha e u shkrua për Ramën, kryeminiistrin shqiptar se si ia mbajti zemra të pret me aq përzemërsi presidentin serb, Vuçiq I cili edhe fëmijët në djep e morën vesh se kishte mohuar masakrën e njohur të Reçakut nga viti 1999, atë ish minister të kryekriminelit Millosheviq… Çdo gjë ishte e kot se Rama kur merr turr s’ka kush që e ndal, madje edhe sikur tl shkelte mb I trupa të të vdekurish ai do se do ta arrijë të veten, e sa për popullin dhe kombin shohim dhe flasim më vonë! Por, ai deri sot ngeli i pathyer, stoik, edhe kur fyu, edhe kur u kanabizua “atdheu i shqipeve”, edhe kur ministrat ishin të përzier në afera korruptive, ai doli I pastert si qimja nga qumështi dhe në atë stilin “kapni hajnat” kurse vet e luan aq bukur mjeshtrisht rolin e heroit e herë të viktimës sa të shtjerë në gjynah…
Kaq thash unë këtë here për krymenistrin Rama i cili na i “rrafshoi” dje e pardje pa mëshirë liderët tanë madje duke i shpallur gjysmak pa fije bon-toni diplomatik e aq më pak njerëzor e lëre më atë vëllazëror!
Tash do të dale të një temë që ndoshta ju duket se s’ka fort lidhje me Ramën, e as me politikë. Ta debatojmë e të shohim se deri në fund ndodhta do t’iu mbushet mendja dhe do të me jepni të drejtë edhe mua. Fjalën e kam për rrugët e Prishtinës që gjithnjë e më shumë thuase çdo vjet po nguishtohen e ato nuk po ngushtohen por nuk po mjaftojnë për gjithë ato automjete që po ia mëszejnë nga ew hëna në mengjes e deri të premtën pas die, kur Prishtina merr një pamje të qytetit të viteve të 70-ta!
Këtu nuk po bëjë ndarje në ata e këta partiak që erdhën e shkuan nga sundimi mbi Prishtinë, jo! Para disa vitesh kur ishte z. Mustafa kryetar i kryqytetit dhe që mendonte se do ta fitonte sërish sic shprehej “me duar në xhepa”, dha leje, e nuk dha leje, u ndërtua si u ndërtua por një gjë do të mbetet për detyrë për arkitektët që do të vijnë pas shumë dekadash e të shjohin se si egër u dhunua qyteti i ri që u shtri në të katër anët e qytetit pa lum! Ata që bënë këtë krim urbanistik, do të jenë në botën tjetër, kurse vetëm një, pra i vetmi do të përmendet – ky eshtë arkitekti Rexhep Luci, i cili këmbënguli për një shtrirje normale të ndërtimit e duke I respektuar me përpikëri planet hapsinore të Prishtinës e cila nga paslufta është një qytet i egër nga pikëpamja arktitektonike! E nuk po flasim këtë herë nëse na godit një termete i atij lloji që goditi sivjet një pjesë të Shqipërisë Veriore, përreth Durrësit…
T’i thuash dikujt rreth këtij problemj, të shikojnë me bezdi e ndoshta të të shpallin pse jo edhe të krisur, edhe më të krisur nëse i thua përshembull një inspektori të trafikut ose dikujt afër tij se rrugëve të Prishtinës duhet ndaluar qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese sepse po krijojnë telashe në trafikun e qytetit…Hej, bëhu gatri nëse do të të shikojnë me mosbesim e me habi e të shpallin edhe të luajtur nga mendja (!) nëse u thua se qytetet e mëdha evropiane këtë e kanë rregulluar me ligjin mbi transportin…atje automjetet me ngarkesa të rënda ndërtimore qarkullojnë zakonisht natën ta zëmë nga ora 22.00 deri në 05 të mëngjesit dhe kështu atje veprohet kurse te na JO, pasi bossët e kompanive të mëdha ndërtimore s’ka kush ua prish tymin e duhanit e lëre t ‘i detyrojë të lëshojnë kamionë të rëndë me material ndërtimor në orët e vona të natës, jo more jo!?
Rrugët e rrethrrotullimet, tregim i veçantë i Prishtinës. Një rreth ai i Flamurit ku ëshjtë bërë politikë pa pasur nevojë e një tjetër që ka ndërtuar Ministria e Transportit e i cili nuk i përmbush normat më elementare të ligjeve dhe të trafikut sepse është shumë afër dhe se përbinë kolonën e Rrethit të Flamurit. Aty te RRethi Flamurit mu në periudhën e sundimit të LDK në Prishtinë një mbikalim që tash u shndërrua në histori e askush nuk don të flitet më për te, sepse kushtoi qindra e mijëra euro por nuk shërbeu për atë që u ndërtua, sepse as lift nuk pati,e nuk u mendua për një nënkalin të thjeshtë si ai te KECS, pra edhe për disa dyqane që do të hapeshin atje e disa dhjetëra njerëz që do të gjenin punë…
Rrugët e Prishtinës nuk kanë stazë të çiklistëve, nuk kanë as korsi të veçantë të autobusëve urban sic e ka Vjena përshembull…
As parkingje të hajrit, as tabela të itinerarit të autobusëve, ndërsa për të shkuar ky vend në Evropë kryeqyteti duhet ta ketë të rregulluar deri në përsosje çështjen e trafikut urban dhe ndërurban!
Një problem në vete janë semaforët! Kuq, e verdhë e pastaj e gjelbërt, sipas intervaleve sipas tekeve, 30 sekonda, 15 sekonda, 90 sekonda. këtu kuq, pak metra më larg, e gjelbërt, pastaj dy herë e kuqe dhe kështu deri në Fushë Kosovë duhet të qetësohet e ato 7 km. do t ‘i kalosh për nja 30 minuta! Si dimër si verë, si të hënën si të dielën, krejt njësoj, nuk ka menduar kush kompetent nga Komuna për atë zgjidhjen teknike që mësohet në fakultetet e trafikut e që quhet SINKRONIZIM I SEMAFORËVE! Bëhen matjet, me ekipe të ekspertëve, kërkojnë mjete por ato mjete kthehen shumë shpejt përmes llogarisë “kohë e humbur” dhe “karburatit të shpenzuar”!
Pra, nga Rama e “Minishengeni” e Vuçiqi që dje shkeli paturpësisht mbi tokën shqiptare, unë dola pak te hallet tona të ditës me të cilat çpo ballafaqohemi dhe po presim ditë më të mira nga ata që po i zgjedhim e të cilët pasi po e rregullojnë jetën e vet, jo të gjithjë (!), pafytyrësisht po ikin me një pension rreth 75 % e bazës së tashme që gëzojnë, shkojnë në pension jo si na shumica me 65 por me 10 vite më pak, e me një sigurim të plotë shëndetësor për vete dhe familjen e ngushtë e unë e ti o i nderuar duhet të lusim Zotin që vdekja të na vie sa më lehtë…
Të presim çfarë po sjell e nesërmja!








