“Është vajzë!”
Nicolas Cage (58) ka treguar se ai do të mirëpret një vajzë me gruan e tij Riko Shibata (27), e që do ta quajnë Lennon Augie sipas të ndjerit John Lennon dhe babait të aktorit.
Cage kështu ka bërë të ditur gjininë e fëmijës së tij me Riko Shibata .
“Do të sjellim në jetë një vajzë të vogël”, ka treguar 58 vjeçari gjatë një intervistë në emisionin “The Kelly Clarkson”, që u transmetua të enjten por që ishte realizuar më 12 prill.
Cage po ashtu tregoi se ai dhe Shibata (27) kanë vendosur që vajza e tyre ta bartë emrin Lennon Augie, në nder të John Lennon dhe babait të ndjerë Cage, August 'Augie' Coppola. /GazetaExpress/

















