Ka filluar në Kuvend të Kosovës, takimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, me ç'rast edhe pritet të nënshkruhet marrëveshja për koalicion, shkruan Gazeta Express.
Takimi që po mbahet në Kuvend, ka mbledhur sot dy liderët e partive, Albin Kurti e Isa Mustafa.
Shkurtimisht i pyetur nga mediat, Kurti tha se sot janë mbledhur për të arritur marrëveshje.
Nga LDK-ja nuk kanë folur para gazetarëve, megjithatë, pak më parë Isa Mustafa i kishte mbledhur në seli të partisë nënkryetarët. /GazetaExpress/










