Partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj do të marrë pjesë në takimin e sotëm me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë konfirmuar për Express burime brenda partisë
Takimi do të mbahet në orën 12:30 në Kuvend të Kosovës, derisa Borell është e paraparë që të takohet me të gjitha subjektet politike në vend.
Pak më parë përmes një konference për media se nuk do të shkojnë në takim e ka bërë të ditur kreu i PDK-së, Kadri Veseli.
Ai tha se nuk do të marrin pjesë si gjest politik dhe mesazh se takimi sot është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja. /Express/








