Kreu i Nismës dhe zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj, është takuar sot me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën ka biseduar për aktualitetin politik në vend, zhvillimet paszgjedhore, për dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave
Kreu i Nismës, gjithashtu, ka thënë se me Butel kanë diskutuar edhe për përpjekjet që po bëhen për krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Limaj përveç tjerash ka thënë se pret që Franca të jetë pro dhe të luajë rol aktiv që Kosova sa më shpejt të marrë liberalizimin e vizave.
“Sa i përket dialogut me Serbinë, Kosova në këtë dialog hyn me objektiva të qarta: arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve. Me ambasadoren biseduam edhe për formimin e institucioneve të reja dhe besoj që shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Limaj.
Kreu i Nismës e ka falënderuar ambasadoren për gjithë mbështetjen e vazhdueshme që shteti francez ka dhënë për Kosovën dhe të njëjtën kohë ka shprehur gatishmërinë për të thelluar marrëdhëniet tona si dy vende mike. /GazetaExpress/








