folejaLiving
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Çelësi folesë tënde.
Shiko apartamentet
Gazeta Express
  • Lajme
  • Sport
  • Op/Ed
  • Roze
  • Te tjera
    • Lajme

      ShqipëriMaqedoniFoleja.comImpresum
    • Sport

      BasketbollFutbollSporte tjeraBokseSPORTSEuro 2024
    • OP/ED

      Shkurt e Shqip
    • Rozë

      MuzikeTV/FilmYjet
    ☰

Edicioni

KosovëShqipëriMaqedoni
T7Foleja
T7
Gazeta Express
T7
Foleja
  • Lajme
  • Aktuale
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Op/Ed
  • Roze
  • Shneta
  • Facebook
  • Instagram
  • X
  • YouTube
  • TikTok

Ky portal mirëmbahet nga Gazeta Express sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

All rights are reserved, Gazeta Express 2025

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Lajme

Një ditë para bombardimit të NATO-s, çka tha Holbrooke dhe Solana?

Gazeta Express

24 Mars 2026 09:18

Shpërndaje
4min
FacebookTwitterWhatsAppEmail
Një ditë para bombardimit të NATO-s, çka tha Holbrooke dhe Solana?
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Më 23 mars 1999, një ditë para nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për çështjen e Kosovës, Richard Hollbruk kishte kërkuar nga Sllobodan Millosheviqin, në Beograd, që t’i tërhiqnin forcat nga Kosova, gjë që ky i fundit e kishte refuzuar.

Millosheviqi i kishte thënë Hollbrukut se Jugosllavia e Serbia nuk pranojnë atë që e quajti ultimatum të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për t’i tërhequr forcat nga Kosova, e i cili, në fakt, nga ndërkombëtarët quhej plan i paqes.

Përmes një video inçizimi në atë kohë, Hollbruk kishte thënë: "Kemi zhvilluar dy ditë bisedime intensive me presidentin Millosheviq dhe bashkëpunëtorët e tij. Theksuam dy çështje. Së pari, kërkuam dëshmi se do të ketë armëpushim të operacioneve ushtarake që po zhvillohen në Kosovë, dhe së dyti, gatishmëri për të ndërmarrë veprime të menjëhershme që do të çonin shpejt në vendosjen e një force të udhëhequr nga NATO në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e Rambujesë. Një forcë, dua ta theksoj, që nuk do të ishte as pro dhe as kundër ndonjë grupi etnik, por në favor të paqes në rajon. Siç i kemi raportuar Presidentit Klinton dhe Sekretares Ollbrajt, nuk pati zotime nga autoritetet jugosllave për asnjërën nga këto çështje. Prandaj, jemi udhëzuar të shkojmë tani në Bruksel dhe t’u raportojmë aleatëve tanë në NATO, e më pas të kthehemi në Uashington”, pati deklaruar Hollbruk, pas këtij takimi, sipas raportit të AP-së të kësaj dite.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Pasi e përfundoi takimin me Millosheviq dhe komunikimin me mediet në Beograd, Hollbruk u nis menjëherë në Bruksel.

Këtu, sekretarit të përgjithshme të NATO-s, Havier Solana ia dha lajmin që Millosheviq nuk pranoi planin e paqes.

“Dje, me mbështetjen tuaj, na dërguat në Beograd për të tentuar t’i bindnim autoritetet jugosllave se paqja është më e mirë se alternativat me të cilat po përballemi tani. Ne u përpoqëm, pa ndonjë sukses të dukshëm, të paktën deri në këtë moment, të bëjmë të qartë se një forcë e udhëhequr nga NATO, e ftuar në Kosovë, nën udhëheqjen tuaj dhe përgjegjëse ndaj NATO-s, ishte mënyra më e mirë për të parandaluar që shqiptarët dhe serbët të vrasin njëri-tjetrin”, tha ai, në prani të Solanas, që ishte parë goxha i “mërzitur” në këtë dalje të përbashkët për medie.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Hollbruk tha se politikanët dhe mediet në Jugosllavi e Serbi e keqinterpretuan, qëllimisht, pozicionin e NATO-s, duke e shitur atë në publik, te populli, sikur plani i Aleancës është pro shqiptarëve të Kosovës e kundër serbëve.

“Duhet t’ju them juve dhe mediave këtu se në Jugosllavi dhe Serbi sonte, pozicioni ynë është keqinterpretuar plotësisht dhe paraqitet si një forcë që do të kishte mbajtur anë. Në këtë drejtim, populli serb është dezinformuar nga mediat e tyre dhe nga deklaratat e zyrtarëve të lartë, të cilët kanë keqinterpretuar marrëveshjet e Rambujesë dhe kanë keqkuptuar atë që ju dhe NATO po ofronit. Si pasojë e këtij keqkuptimi, kuvendi serb e refuzoi sot atë ofertë, ndërsa udhëheqja jugosllave dhe Presidenti Millosheviq gjithashtu e hodhën poshtë”, tha Hollbruk, në Bruksel, një ditë para se NATO të niste sulmet ajrore kundër forcave serbo-jugosllave.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Hollbruk shtoi se pas dështimit në Beograd përpjekjet diplomatike, kanë marrë fund, ani se ato mund të ngjallen, nëse ka interes nga Millosheviq. Tani, sipas tij, çështja tani kalon plotësisht te NATO.

“Tani, procesi ju është kthyer juve, si simbolikisht ashtu edhe formalisht. Kjo tashmë është çështje e NATO-s. Unë do të shtoja vetëm se kanalet diplomatike do të mbeten gjithmonë të hapura, por misioni ynë, të cilin e përfunduam disa orë më parë, sipas vlerësimit tonë, nuk kishte gjasa të sillte ndonjë përparim të mëtejshëm edhe nëse do të qëndronim më gjatë, dhe kjo është arsyeja pse Presidenti Clinton na kërkoi të kthehemi”, i tha ai Solanës.

Ky i fundit, nuk e tha asnjë fjalë, në këtë paraqitje. Ai foli të nesërmen, kur urdhëroi nisjen e sulmeve ajrore të NATO-s, kundër forcave serbo-jugosllave.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Ato zgjatën 78 ditë. Më 10 qershor, Millosheviq pranoi kapitullimin. Ai dhe Serbia përgjithmonë e humbën Kosovën, në të cilën, dy ditë më vonë, hynë trupat e NATO-s, duke e çliruar atë, bashkë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi

20:45
Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës
20:33
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
20:31
Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"
20:18
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot
20:01
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar
19:43
Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar
14:30
Përplasja e Ramush Haradinajt me Albin Kurtin, Mirena shkruan për aludimin e kreut të AAK: Gjetje e saktë
19:37
“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!
19:04
Del jashtë funksionit një transformator, zona e Ferizajt mbetet pa rrymë, KOSTT thotë se punojnë për ta kthyer
20:33
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
20:45
Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës
18:51
Vjosa Osmani me Sokol Halitin e LDK'së në Smirë të Vitisë për inaugurimin e shtatores së heroit Mirali Sejdiu
Sponsored
CYBEE

Protect your business
from modern threats

Endpoint security, cloud protection, and compliance reporting in one simple platform.

Book a Demo
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

të ngjashme

Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Lajme
52d më parë

Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Lajme
52d më parë

Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Lajme
52d më parë
FacebookTwitterWhatsAppEmail
folejaLiving
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Çelësi folesë tënde.
Shiko apartamentet
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Të Tjera

Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

52d më parë
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Lajme
52d më parë
Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"

Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"

Sport
52d më parë
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Lajme
52d më parë
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Lajme
52d më parë
Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

Lajme
52d më parë
“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!

“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!

Lajme
52d më parë
Omani thotë se ka diskutuar opsionet e Ngushticës së Hormuzit me Iranin

Omani thotë se ka diskutuar opsionet e Ngushticës së Hormuzit me Iranin

Lajme
52d më parë
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet