Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të mblidhen deputetët e rinj të zgjedhur, një ditë para seancës konstituive, raporton T7.
Mbledhja është thirrur për të diskutuar për seancën e nesërme, me theks të veçantë edhe për koalicionin me LDK-në.
Dje gjatë ditës edhe LDK-ja ka mbledhur strukturat e veta, derisa u bë e ditur se janë duke pritur thirrjen e VV-së për të vendosur për marrëveshjen.
Deri më tani dy partitë kanë mbetur pa u marrë vesh për postin e presidentit. /Express/












