Kobe Bryant vdiq tragjikisht në moshën 41 vjeçare, pas një përplasjeje me helikopter të dielën.
Vajza e tij 13 vjeçare Gianna ishte gjithashtu në helikopter dhe vdiq. Ata ishin rrugës për një stërvitje në një akademi basketbolli.
Kur e gjithë bota po vajton për vdekjen e legjendës së basketbollit, fansat po shpërndajnë disa prej momenteve më të mira të Kobe, transmeton Gazeta Express.
Boosky, një përdorues i Twitterit, ka shpërndarë një video, të incizuar muajin e kaluar. Në video, ku shihet Kobe, kishte ndodhur një aksident i rëndë në një rrugë në Amerikë.
Siç dëshmohet edhe nga videoja, Kobe ishte në atë rrugë ku ndodhi aksidenti, dhe në vend se ta vazhdonte rrugën e tij, ai qëndroi prapa për t’i ngushëlluar viktimat dhe ridrejtuar trafikun derisa policia dhe emergjenca erdhën në vendngjarje.
A month ago in Newport Beach Kobe witnessed a major accident and stayed to comfort victims and redirect traffic until help arrived
Mamba Mentality, forever ? #8 #24 pic.twitter.com/wewykSn5J0
Kobe ishte një njeri që pavarësisht se ishte i famshëm, harronte se kush ishte kur shihte të tjerët duke vuajtur dhe në nevojë. Ai ofronte ndihmë menjëherë. Bota me të vërtetë ka humbur një njeri të veçantë. /Express








