Ajo është një prej moderatoreve më të përfolura së fundmi.
Aktorja Rudina Dembacaj vetëm pak kohë më parë zyrtarizoi lidhjen e saj me ish-deputetin Mark Frroku. Rudina është mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram, ku ndiqet nga mijëra ndjekës. Së fundmi aktorja është kthyer në të kaluarën, duke publikuar një fotografi nga fëmijëria e saj. “Jeta ime, motrat”, shkruan Rudina krahas fotos. Me sa duket aktorja ka ndjerë nostalgji për fëmijërinë e saj.








