Një serb i Zubin Potokut dyshohet se ka vrarë veten në shtëpinë e tij, me armë zjarri. Viktima vuante nga një sëmundje e rëndë
Policia përmes raportit 24-orësh njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:00 në mëngjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
Viktima mashkull K/Serb dyshohet se në shtëpinë e tij kishte bërë vetëvrasje me armë zjarri . Sipas informatave, viktima ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.







