Një shtëpi është përfshirë nga flakët në Gjakovë ku si pasojë e kësaj një person ka mbetur i lënduar.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Krist Gjokaj nga Policia e Kosovës.
“Po e konfirmoj se është djeg një shtëpi e vjetër e pabanuar dhe është lënduar një person, por jashtë rrezikut për jetë”, ka konfirmuar Gjokaj për Gazetën Express.
Ai theksoi se zjarri tashmë është lokalizuar nga ekipet e zjarrfikësve.









